Aktualitet

Humb jetën ushtari amerikan në Kosovë, incidenti nën hetim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:34 - 07/07/20 |
mapo.al

Departamenti Amerikan i  Mbrojtjes njoftoi të hënën në mbrëmje vdekjen e një pjesëtari të forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtës në Kosovë.


Sipas njoftimit Pfc. Alexander Blake Klass, 20 vjeç, nga Willamina, Oregon, humbi jetën si rezultat i një incidenti joluftarak, më 4 korrik 2020, në Kampin e Novoselës, Kosovë. Incidenti është nën hetim.


VOA raporton se aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.


Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë, e cila la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.


Gjatë shërbimit të tyre në Kosovë mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas