Një incident automobilist ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë. Drejtuesi i mjetit tip “Renault Megane” ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka goditur barierën e rrugës.
Nga përplasja, siç shihet dhe në video, makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është lënduar në në fytyrë, por fatmirësisht është në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ky incident ka shkaktuar për disa minuta trafik në këtë aks rrugor, ndërkohë që policia ishte rrugës për në vendngjarje.