Aktualitet

“Humba familjen”/ E mbijetuara e tragjedisë në Kombinat flet mes lotëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 03/07/20 |
mapo.al

Berta, 34 vjeçe, është e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi, të cilën e kanë ndjekur tragjeditë që prej vendit të origjinës, Përmeti.


Fillimisht vrau veten babai duke u hedhur nga pallati për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të furnizuar familjen me para sepse ishte invalid.


Në këto kushte, familja u transferua në Tiranë për një jetë më të mirë, por këtu janë indoktrinuar nga një organizatë fetare.


Burime nga policia bëjnë me dije se Blerta Josifi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe gjendet e shtruar në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, ndërsa mësohet se ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.


“Kam humbur familjen”, është shprehur ajo duke vijuar të qajë.

Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.

Dyshohet se Anisa Josifi ishte e vdekur prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj ulliri duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta.

Anisa është gjetur në krevatin e saj në shtëpi, kurse trupi i Zhaneta Josifit u gjet e shtrirë në dysheme. E shtrirë në dysheme u gjet edhe Blerta Josifi, por për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetën.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas