Bota

Humbën babain nga mungesa e transplantit, motrat dhurojnë veshkat…






               Publikuar në : 10:04 - 17/06/19 |
mapo.al

Një dramë njerëzore na vjen nga SHBA-të. Dy motra nga Illinois, Bethany dhe Hannah Goralski vendosën të dhuronin veshkat e tyre për dy të huaj pasi babai i tyre vdiq për shkak se nuk mundi të bënte transplantin e organit. Dy motrat iu nënshtruan operacioneve në mars 2019 në Northwestern Memorial Hospital në Çikago. Babai i tyre, Mark Goralski, vdiq në shtator 2018 pasi nuk arriti të bënte transplantin e veshkave. Veshkat e tij pushuan së funksionuari si rezultat i betejës së tij të gjatë me sëmundjen e Crohn. Bethany ishte përgatitur t’i jepte veshkën babait të saj, por mjekët i dhanë lajmin se ai nuk mund ta përballonte operacionin. Dhe pas vdekjes së Mark, Hannah mori në telefon spitalin duke i thënë se do jepnin veshkat për njerëzit që kishin nevojë për transplant.


“Babai im gjithmonë na thoshte ti ndihmonin të tjerët. Njohja e shumë njerëzve që kanë nevojë për transplant veshke më shtyu që të dhuroja veshkën tim,”-tha 24-vjeçarja Hannah.



Ndërsa motra e saj 25-vjeçare shtoi: “Shpresoj se ai do jetë shumë krenar. Në donim të siguroheshim që dy familje të mos përjetonim atë që përjetuam ne.”

Motrat shpresojnë se historia e tyre të frymëzojë të rinjtë të bëhen donatorë të organeve. /ora/

<
>
Hannah4 Hannah3 Hannah Hannah_1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas