fbpx

Aktualitet

Humbën jetën në Letoni, NATO memorial për dy ushtarakët shqiptarë





               Publikuar në : 13:23 - 17/07/19 |
mapo.al

Një memorial për të nderuar dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën është vendosur në bazën e NATO-s, kampin Adazi në Letoni. Lajmi është publikuar përmes një foto albumi në Facebook, nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila shkruan se “Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni“.


Memoriali kushtuar dy rënëve në Kamp Adazi, është zbuluar sot nga kolegët e tyre, të cilët ndodhen aktualisht me mision në Letoni.




“Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!” shkruan Xhaçka në Facebook.


Etiketa: , , ,

Pas