Për familjarët e dëshmorëve të atdheut, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit që humbën jetën në Letoni gjatë një misioni ushtarak, qeveria ka miratuar një fond të veçantë prej 10 milionë lekësh.
Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për një fond që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.
“Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit”, sqarohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.