Orët e para të mëngjesit ishin fatale për dy të rinj nga Shkodra. Makina me të tip “BMW” me të cilën ata udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një mur.
Mjeti tip BMW me të cilin udhëtonin të rinjtë
Përplasja ka qenë aq e fortë sa u ka marrë jetën në vend dy të rinjve. Viktimë e këtij aksidenti tragjik kanë mbetur Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Pirani 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në aksin Shkodër-Velipojë.
LEXO EDHE:
Përgjaken rrugët – Humbin jetën në aksident një 16-vjeçare dhe një 23-vjeçar