Aktualitet

Humbën jetën nga rrëzimi i teleferikut, udhëtimi i fundit i familjes së Eitanit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:04 - 26/05/21 |
mapo.al

Eitani, djali 5-vjeçar që i mbijetoi tragjedisë në Mottarone të Italisë nga rrëzimi i teleferikut, ka hapur sytë






“Fëmija është duke u zgjuar ndërsa i kemi hequr edhe intubimin,” tha drejtori i spitalit ku ai është duke marrë kujdes shëndetësor.


Ndërkohë, familja e tij është larguar nga morgu i Verbania dhe trupat e babait të tij Amit, nënës Tal, vëllait të tij të vogël Itshak Cohen dhe gjyshërve të tij Barbara dhe Itshak janë duke u riatdhesuar në Izrael.







Pranë Eitan-it kur u zgjua ishte halla e tij dhe thuhet se pesëvjeçari e njohu.



“Ai është ende i trullosur, por mund të marrë frymë vetë. Hallën e njohu dhe ajo po i qëndron pranë. Tani vjen pjesa më e vështirë sepse është i vetëdijshëm.”-tha drejtori i spitalit.



Në praninë e psikologëve dhe të afërmve, pritet që t’i tregohet edhe e vërteta tragjike për familjarët që humbi nga rrëzimi i teleferikut.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas