Aktualitet

Humbi 2 vëllezërit nga Covid – Pedagogu: Ende nuk e di si vdiqën, m’u bllokua informacioni








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:28 - 25/11/20 |
mapo.al

Pedagogu Afrim Osmani iu drejtua publikisht dy ditë më parë kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhimin e situatës pandemike, duke marrë shkas edhe nga humbja e dy vëllezërve të tij nga Covid-19.



Sot, Osmani ishte i ftuar në studion e ABC për të folur për këtë ngjarje të rëndë, dhe për të vendosur sërish theksin mbi mënyrën se si po menaxhohet kjo periudhë e vështirë në Shqipëri.


Pedagogu tregoi për gazetarin Enkel Demi se, njëri vëlla ishte me leuçemi akute por me shenja të lehta të Covid-it. Ndërsa vëllai tjetër, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. E megjithatë, ai pohoi se gjendja e tyre u përkeqësua menjëherë dhe se për dy ditë humbën jetën.



Osmani u shpreh se iu bllokua informacioni nga ana e spitalit ku ishin të shtruar vëllezërit, duke theksuar se ende sot nuk e di asgjë rreth vdekjes së tyre.



*****


Njëri vëlla ishte me leucemi. Por ai pati simptoma të lehta dhe në njëfarë mënyre ishte shpresa se mund t’ia kalonte lehtë. Vëllai tjetër pati një kollë të fortë dhe në asnjë sekondë nuk mendohej se kjo do t’i merrte jetën. Ka një gjë që shumë veta nuk e dinë, fazën e kalimit të sëmundjes, dhe përballen çdo ditë me gjëra të reja. Këtu qëndron edhe thelbi. Do të duhet të kesh të gjithë informacionin e duhur dhe t’i paraprish aq sa ke në dorë. Individi kur fillon dhe rëndohet ka shumë pak në dorë. Sëmundja percipiton shumë shpejt. Këtu shikon një pikëpyetje të madhe. Në perëndim shikon se janë raste të dy natyrave. Ose janë shumë mosha të mëdha, ose me një organizëm që ka komplikacione. Në Shqipëri ndodh shpesh kjo rënia e menjëhershme.

Bllokimi i informacionit, ti mund ta orientosh pasojën si ta duash ti. Çfarë do t’i thuash nesër familjarëve? Kjo është minimalja, që iu bë protokolli i duhur. Të gjithë e dimë që nuk ka një protokoll të qartë. Arsyeja që jam këtu është pjesa e menaxhimit. Se për dy ditë ai humb jetën. Tek televizioni juaj po shikoja doktorin në Britani i cili tha që një ibuprofen mund të japë arrest veshkash. Dhe Astriti dikur është mjekuar edhe në veshka. Mund të ketë ndodhur kjo… Kush më siguron mua që Asritit i është bërë mjekimi i duhur? Unë kam denoncuar me forcë, se në Shqipëri ndodh një fenomen që menaxhohet në modelin “tërhiqe mos e këput”. Unë nuk di asgjë!

U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Sapo morëm vesh që po rëndohet, morëm dhe bëmë gati avionin për të ikur në Turqi. E zëmë se mund të ketë ndodhur për shkaqe që nuk kanë lidhje me mjekët. Por pse nuk thuhet? Jashtë japin informacion, nuk e bllokojnë. Ne kur jemi të mërzitur dhe nuk hamë, aty rënia psikologjike është e jashtëzakonshme. Nuk është tek mjekët, është tek filozofia e drejtimit. Do të duhet të zbritet në terren dhe  të drejtohet në formën e gjithëpërfshirjes. Problemi te Covid është pasoja.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas