Bilioneri Anders Holch Povlsen, i cili humbi tre nga katër fëmijët e tij nga sulmet terroriste në Sri Lankë, e ka përshkruar humbjen e tij si krejtësisht të pakuptueshme. Ai ka preferuar të mos flasë personalisht, por nëpërmjet një letre, e cila u lexua përballë një turme prej rreth 700 dashamirësish në Brande të Danimarkës nga pastorja Arne Holst-Larsen.
“Humbja e fëmijëve tanë të dashur Alma, Agnes dhe Alfred janë plotësisht të pakuptueshme. Me dashurinë e njerëzve që na rrethojnë, miqve dhe kolegëve të talentuar, por edhe me familjen tonë të bashkuar ne do ia dalim ta kalojmë të gjithën këtë. Ne e vlerësojmë shumë dashurinë që shfaqët sonte, jo vetëm për familjet dhe fëmijët tanë, por për të gjitha viktimat e veprimeve mizore në Sri Lanka”– shkruhej në letrën e Povlsen.
Humbja e tre fëmijëve u përkujtua përmes një meshe në rrugë, ku të 700 personat mbanin nga një qiri në dorë dhe ecën nga qendra e qytetit deri në shtëpinë e Povlsen. Fëmijët e miliarderit të ASOS u vranë vetëm disa ditë pasi ai zbuloi planet për t’i dorëzuar tokat e tij të panumërta tek ata, me shpresën se do të vazhdonin ta ruanin trashëgiminë.