Aktualitet

Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai shqiptar prek me rrëfimin






               Publikuar në : 14:52 - 27/05/19 |
mapo.al

Pak ditë pas vdekjes tragjike të Zenelit 4-vjeçar në Zvicër, në një intervistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i tij Asman.M u shpreh se ka marrë mbështetje dhe ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shokët për humbjen e djalit.

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”– u shpreh babai i pikëlluar.


Djali i vogël teksa po luante në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë. Trupi i tij u gjend më datë 24 maj në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare. Mediet zviceriane, thanë se për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë ditët e fundit në Aabach dhe Aare, rrymat e kanë marrë me shpejtësi trupin e fëmijës. Babai i vogëlushit ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir” -shtoi babai i Zenelit.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas