Aktualitet

Humbi garën për kryetar, Shehaj: U jam mirënjohës demokratëve që më votuan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 14/06/21 |
mapo.al

Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë pasi humbi garën për kryetar të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e votuan.






Ai nuk ka bërë komente rreth procesit zgjedhor në selinë blu, ndërsa mirënjohje ka shprehur edhe për të gjithë ekipin që punoi për të.


Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë,” shkruan Shehaj, ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë dalje televizive mbrëmjen e sotme.

Lexo edhe :  Debati/ Marku: Je matrapaz, prandaj s'bëhesh kryetar! Shehaj: Çfarë ke pirë?






Shehaj doli i dyti në garë me 6 mijë e 38 vota, duke ndjekur Bashën me 32 mijë e 882 vota të anëtarëve, i cili siguroi mandatin e tretë në krye të PD.



LEXO EDHE:



Shpallet rezultati i zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha fiton me 81% të votave

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas