Një ditë pas shpërthimit me lëndë eksplozive në makinë në Vlorë, ku mbeti i plagosur pronari i guroreje, ku i fundit është dërguar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orës 16:15 pranë një karburanti në hyrje të qytetit. Siç u raportua edhe ditën e djeshme, Agron Alushaj pësoi dëmtime të mëdha, pasi humbi gjymtyrët.
Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se për shkak të dëmtimeve të rënda, 48-vjeçari është transportuar nga familjarët me ambulancë private nga drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar në orën 3 të mëngjesit.
NGJARJA
Ngjarja është shënuar dje në hyrje të qytetit, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt. Ky i fundit ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit.
Kjo bazuar dhe ne dëmtimin që automjeti ka marrë. Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ka humbur dy të dyja gjymtyrët./BW/