Aktualitet

Humbi jetën Covid, Rama dhe Ruçi mesazh ngushëllimi për Guljelm Radojan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 05/05/21 |
mapo.al

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se aktori i njohur, Guljelm Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.






Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të aktorit në një nga rolet e tij në kinematografi, ai shkruan: “Lamtumirë i dashur mik”.






Për humbjen e aktorit ka shprehur ngushëllimet edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.



Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se emri, vepra dhe rolet e Radojës nuk do të humbasin asnjëherë nga kujtesa e shqiptarëve.


“Me trishtim mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të artistit Gulielm Radoja. Aktori i mirënjohur dhe njeriu i mirë Radoja nuk e fitoi betejën me sëmundjen.

Familja humbi njeriun e dashur dhe Shqipëria një artist të shquar. Por emri, vepra dhe rolet e tij nuk do të humbasin asnjëherë nga kujtesa e shqiptarëve.

 Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të spikatur si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të Fierit dhe si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” të Durrësit, si edhe për mbi tridhjetë rolet në filmat shqiptarë nga më të dashurit për publikun”, shkruan  Ruçi.

Lexo edhe :  Lutje publike për Edi Ramën

Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.

LEXO EDHE

Humbi jetën nga Covid, kolegët flasin për Guljem Radojën

47


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas