Aktualitet

Humbi jetën në aksident, polici i burgjeve punonte natën si taksist/ Dedikimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 11/11/21 |
mapo.al

Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 3 të natës në kryeqytet.






Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë.


Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.







Mësohet se Cenollari ishte polic i burgjeve, përkatësisht forcës operacionale dhe pas punës punonte si taksist për të siguruar disa të ardhura më shumë.




Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh teksa i shpreh ngushëllimet familjes. Ajo shkruan se gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun, që të punonte si taksist.



“Sot në ora 03:15, nga një aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve, punonjës i Policisë së Burgjeve, me karrierë mbi 20 vite në shërbim.

Aktualisht punonjës i Forcave Operacionale pranë DPBurgjeve.

Gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun tonë të ndjerë, që të punonte si taksi në shërbim të qytetarëve.

Pagat e ulëta në polici, mospagesa e orëve shtesë dhe punën në ditët e pushimit javor, detyrojnë kolegët tanë që të kryejnë një punë të dytë pas shërbimit ose të vetëlargohen nga shërbimi për shkak të diskriminimit në pagë e kushte pune!

Vetëm përgjatë vitit 2021, deri në tetor, janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës dhe ky trend po vazhdon në gjithë sistemin.

Lexo edhe :  Kulla e Sahatit në dy shekujt e historisë qytetare të Tiranës

Të ndalosh pagesën sipas ligjit për punën në të shtuna dhe të diela, të mos paguash ditët tepër mbi 22 ditë/punë, të mos paguash rregullisht ditët e festave zyrtare, t’iu heqësh armatimin e brezit mbi 90% të stafit policor, normal që do priten aksidente e braktisje shërbimi! Kjo është “dhurata” çnjerëzore që dyshja zaptuese e burgjeve, po i bën punonjësve në sistem.
Nëse ka shtet normal, duhet të marrë masa urgjente, që të mos dëgjojmë më lajme të trishta me vdekje të parakohshme në Policinë e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes së kolegut tonë duke garantuar që do gjendet pranë me gjithë mundësitë e saj! Prehu në paqe kolegu ynë i nderuar!”, shkruan në “Facebook” Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë:

Ndërkohë nuk kanë munguar mesazhet nga miq e kolegë të tjerë të policit të burgjeve.
“Nis dita me një humbje të madhe për familjen Cenollari. Nis dita me humbjen e kolegut t tonë Luan Cenollari në një aksident tragjik. Kam shumë për të shprehur për humbjen e një kolegu si ti…punonjës Policie model në Sistemin e Burgjeve. Bashkë punuam në vitin 2009 në IEVP Fushë-Krujë krah njëri-tjetrit për 1 vit. Koleg që mësova shumë vetëm heshtjen tënde që të karakterizonte nga të gjithë ne, nuk e mora dot nga ti se ishe burrë me fjalë pak me shumë vlera profesionist në detyrat që ke bërë…I paharruar kujtimi yt Luan Cenollari. Ngushëllime për familjen tuaj të thjeshtë…Do i mungosh Forcës Operacionale. Do mungojë trupi yt gjigand kur u përshëndetshim në punë..😭😭😭”, shkruan Leli Çela, një punonjës i policisë së burgjeve.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas