Aktualitet

Humbi jetën në Infektiv, detaje nga vdekja e 27-vjeçares nga Berati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:29 - 04/03/21 |
mapo.al

Detaje të reja zbardhen sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga qyteti i Beratit.





Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021,në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar.


Mjekja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.




“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”, ka deklaruar mjekja Vila.

Lexo edhe :  Zgjedhjet - Celibashi: Sot në Shqipëri mbërrijnë fletët e votimit për 6 qarqe

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar se pjesa më e madhe e rasteve ka qenë e qëndrueshme dhe janë trajtuar në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit, ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.


27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me Covid-19.

Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë. 27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Spitalin Infektiv Covid-1, ku ndodhej e intubuar. Mes dhimbjesh dhe lotësh nga familjarët, miq e të afërm, Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas