Aktualitet

Humbi jetën nga Covid, kolegët flasin për Guljem Radojën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 05/05/21 |
mapo.al

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Guljem Radoja. Prej ditësh ai ndodhej në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa këtë të mërkurë nuk arriti të fitonte betejën me virusin e rrezikshëm. Për ikjen e aktorit, kanë folur familjarët por edhe kolegë të tij si aktorja Rajmonda Bulku, regjisorët Mevlan Shanaj dhe  Pirro Milkani.






Për aktoren Rajmonda Bulku, ndarja nga jeta e ‘Mjeshtrit të Madh’, Guljelm Radoja, është një lajm i trishtë për të gjithë. Në një lidhje telefonike me Neës24, ndërsa ndau kujtime me të në shesh xhirime, Rajmonda Bulku tha se Guljelm Radoja ishte një artist i mrekullueshëm dhe figura si ai kanë një personalitet të vecantë, që do mbetet sa të jemi gjallë.


“Gjendjen e tij lidhesha me miq që kishin më të afërta me të birin. Në këto momente nuk lidhesh dot me personin. Nuk e mora vesh pse po e pësonte aq keq këtë flamë.





Nganjëherë thua se kur zgjat të jep shpresë së po ia hedh, më erdhi keq kur e lexova sot. Keq si njeri, si mik, si artist. Ishte i jashtëzakonshëm. Njeri që e donte shumë punën, kinemanë, krijonte atmosferë të jashtëzakonshme”, është shprehur aktorja.



Për ndarjen nga jeta të aktorit Radoja ka folur edhe regjisori Mevlan Shanaj i cili u shpreh mjaft i tronditur. Në mesazhin e tij prekës, Shanaj thotë se Radoja nuk vdiq nga ataku kardiak, por nga pakujdesia, pasi nuk iu dha ndihma e specializuar, edhe pse është një aset kombëtar.


“Është shumë lajm tronditës. Para disa ditësh thashë se besoja që do i jepej ndihma e specializuar. Është figurë kombëtare, është një aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshëm. Kush kujton Radojën, e ka parasysh imazhin e njeriut të shkëlqyer.

Ai nuk vdiq nga një atak kardiak, por nga një pakujdesi. Le të flasë çdo mjek në botë, ka mbi një muaj që është në gjendje të rëndë. Si e lanë Guljelmin për një muaj në këtë gjendje?!

Patjetër që duhej të tregohej një ndihmë e specializuar më e madhe. Tani që na iku mund të flasim të gjithë, por e vërteta është se ka ikur një vlerë kombëtare, një njeri që nuk harrohet dot. Vepra e tij është madhore.

Unë njihem shumë herët me të, në vitin 1961 e mbaj mend ishim me shkollat pranë. Ai ishte i spikatur si djalosh, ku këndonte. Ky njeri gazmor, i dhënë i shoqërisë, ky është imazhi im për Guljelmin. Ai ka lëvizur, se ashtu i shkoi jeta, por nuk ka njeri që nuk e mban simbolin e tij si të dashuruar me biçikletën, me sportin, njeri i pashembullt, i jashtëzakonshëm.

Këtë vit jemi çoroditur ne, nuk po dimë kë kemi parë e kë jo. Por, kjo është një goditje, një mik i dytë që ikën nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ai vuajti me këtë sëmundje, nuk e meritonte. Djali e vajza i erdhën nga jashtë dhe patëm shpresë. Sikur u krijua një përshtypje që ai do ja hidhte, por ja që s’paska qenë e shkruar”, u shpreh Shanaj.

Lexo edhe :  Humbi jetën Covid, Rama dhe Ruçi mesazh ngushëllimi për Guljelm Radojan

Regjisori Pirro Milkani gjithashtu foli mbi largimin përgjithmonë të aktorit. Ai tha se me Guljemin njihet prej 50 vitesh dhe ruanin një miqësi familjare. Ishte pikërisht regjisori që e angazhoi aktorin në rolin e parë, në filmin “Shtigje Lufte”. Milkani tregoi se Radoja kishte një biografi jo të mirë dhe kur e mori në film, atij iu pastrua ajo, gjë që i hapi rrugë edhe për pjesëmarrjen në filmat e tjera.

Regjisori tha se është e dhimbshme që aktori u nda nga jeta në një moshë kaq të re, pasi ishte i shëndetshëm dhe i gjallë.

Ai nënvizoi se biznesmenët e qytetit të Durrësit, qytet ku ai jetonte, duhet të bënin më shumë përpjekje që të paktën, aktori të dërgohej për kurim në spitalet jashtë vendit.

“Është keqardhje! Mendova se dikush do të kujdesej më tepër për të. Biznesmenë të Durrësit, duhet të kishin bërë një kontribut, për të bërë një provë për ta dërguar jashtë shtetit. Ai ka lënë gjurmë të mira dhe nuk ishte në moshë për t’u larguar nga kjo botë. Ishte njeri korrekt, i dashur, me një familje shembullore.

Me një grua muzikante, vajzën pianiste, është e trishtë. Nuk di ç’të them, është keqardhje! Ai kishte probleme biografike dhe unë e mora në filmin Shtigje lufte në rolin e një fotografi.

Në atë kohë nëse merreshe në film dhe tregohej që të rregullohej biografia. Unë e kam pasur në filmin “Eja”, në Librazhd. Kam pasur një bashkëpunim 20 vjeçar dhe kujtesë familjare për të.

Ai ishte njeri modest dhe fjalëpak. Shumë serioz në krijimin e figurave artistike që i besoheshin”, u shpreh Milkani.

70


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas