Aktualitet

Humbi jetën nga koronavirusi, i jepet lamtumira e fundit deputetit Bashkim Fino














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 29/03/21 |
mapo.al

Është përcjellë këtë pasdite për në banesën e fundit deputeti socialist dhe ish-kryeministri Bashkim Fino.





Fino u nda nga jeta gjatë natës së kaluar, në moshën 58-vjeçare, pas betejës disa javore me koronavirusin.


Familjarë, të afërm, miq e kolegë i dhanë sot lamtumirën Bashkim Finos, në nder të të cilit u zhvilluan homazhe në Pallatin e Kongreseve.





Siç mund të shihet në këtë foto, arkëmorti i të ndjerit është mbuluar me buqeta me lule.



Kryeministri Edi Rama e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare dhe partitë politike ndalën fushatën elektorale.


Mesazhe ngushëllime u bënë sot nga kreu i qeverisë Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, si dhe deputetë dhe politikanë të majtë e të djathtë. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua dhimbjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të Finos, duke ngushëlluar familjen e tij.

Ikja e parakohshme e deputetit la pas një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit e tij, por edhe për politikën majtas e djathtas, ku ai shërbeu prej 34 vitesh.

Lexo edhe :  Ndërroi jetë para zgjedhjeve, Bashkim Fino votohet sërish

Kush ishte Bashkim Fino
Prej vitit 1997, Bashkim Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Për ndarjen e tij nga jeta reaguan të gjithë politikanët, të majtë e të djatthë, të cilët ishin sot të pranishëm edhe në homazhe te Pallati i Kongreseve.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas