Aktualitet

Gruaja ra nga autobusi dhe humbi jetën – Policia e Elbasanit sqaron ngjarjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:17 - 05/06/21 |
mapo.al

Policia e Elbasanit i vuri prangat shoferit të autobusit nga i cili ra një pasagjere ditën e djeshme dhe më pas gjeti vdekjen në spital për shkak të plagëve të marra.






Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e autobusit D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan.


Sipas bluve, në fshatin Tregan të Elbasanit, shoferi duke drejtuar mjetin autobus “ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja Minoza Kasa, 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan”.











Fillimisht u raportua se 47-vjeçarja ishte hedhur vetë nga paniku, pasi autobusi kishte pësuar defekt.

Gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të marra, sqaron policia.

Lexo edhe :  Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: 

E rëndë në Elbasan, gruaja bie nga autobusi dhe humb jetën

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas