Përcillet në banesën e fundit i riu nga Kumanova i cili humbi jetën pak ditë më parë tek Hotel Rogner në Tiranë.
Mësohet se në ceremoninë mortore edhe pse nën kufizimet e pandemisë morën pjesë shumë miq të viktimës, kolegë e shokë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra.
Kujtojmë se i riu Ajdin Mustafi, emigrant në Zvicër, ra nga ballkoni i hotel Rogner në Tiranë tre ditë më parë.
Siç thuhet, kangjellat e ballkonit kanë qenë të amortizuara. Menjëherë është bërë transportimi për në spital por i riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.