Aktualitet

Humbi jetën teksa bënte video në TikTok, flet mësuesja e 10-vjeçarit: Ishte lider














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 07/05/21 |
mapo.al

Në shkollën “At Gjon Karma” në fshatin Guri i Zi në Shkodër ka rënë sot heshtja, ndërsa ndihet tronditja në sytë e të gjithë mësuesve dhe shokëve të 10-vjeçarit Nasir Ymeri, i cili mbeti i vdekur gjatë ditës së djeshme teksa po bënte një video për tik tok.
Mësuesja kujdestare e tij, Roberta Naraçi ka treguar se Nasiri nuk ka shfaqur asnjëherë probleme në klasë, ndërkohë që ka qenë sipas saj një fëmijë lider, dhe i hapur me të gjithë shokët. Ajo shprehet se vazhdimisht në shkollë iu bëhet apel fëmijëve që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e rrjeteve sociale, ndërsa apelon që prindërit të jenë më të vëmendshëm.






“Kjo është një ditë shumë e vështirë, Nasiri ka qenë nxënës i imi që prej klasës së parë, ka qenë shumë i shkathët rrezatonte mirësi te secili prej nesh. Sa i përket familjes së tij kemi pasur një komunikim shumë të mirë me prindërit e tij, nuk kam fjalë ta përshkruaj rastin.


Asnjëherë nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Asnjëherë, asnjëherë nuk ka shfaqur probleme, në të gjitha orët edukative, ne theksojmë anët negative që ka përdorimi i celularit, gjithmonë i kam këshilluar që të jenë në kontrollin e prindërve.







Kam arritur të komunikoj me familjarë më të largët, janë të tronditur. Kontrolli i prindërve nuk duhet të mungojë në asnjë moment, jemi të gjithë të tronditur, kemi bërë diçka për të ndryshuar humorin e nxënësve”, është shprehur mësuesja kujdestare e të miturit.

Lexo edhe :  Reforma territoriale, Gjiknuri: Të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD


Në bankën ku ai qëndronte është vënë sot një buqetë me lule të bardha, ndërkohë që trishtimi lexohet dhe në sytë e familjarëve të nxënësve të tjerë.



Ymeri ka humbur jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetet sociale duke kryer akrobaci ne katin e dytë të banesës së tij dhe aksidentalisht ka mbetur i lidhur në një litar ç’ka i ka shkaktuar vdekjen.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur djalin në katin e dytë të banesës, dhe pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës nuk ka mundur të mbijetojë.

Në raportin e policisë së Shkodrës në lidhje me ngjarjen thuhet se djali është gjetur i varur në litar, ku nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ndërkohe sipas të dhënave nga banorët të zonës bëhet me dije se djali po bënte një video duke bërë akrobaci, dhe aksidentalisht ka ngecur në një litar na katin e dytë të banesës. Policia vijon hetimet per zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë në Shkodër.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas