INDONEZI – Autoritetet indoneziane kanë lëshuar alarmin pasi një avion pasagjerësh i kompanisë “Sriëijaya Air” ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit.
Me 59 pasagjerë në bord, avioni u zhduk nga radarët në ajër. Gjithçka ka ndodhur vetëm 4 minuta pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës, kryeqyteti i Indonezisë.
Avioni është një Boeing 737-500, i cili ka nisur fluturimet në vitin 1994.
Autoritetet dyshojnë se avioni është rrëzuar në det, duke ndjekur itinerarin e tij nga momenti i ngritjes në aeroport, ai ka dalë në det të hapur, moment i cili përkon me humbjen e kontakteve.
LEXO EDHE: