Dustin Poirier arriti të hakmerrej ndaj Conor McGregorit duke e mundur me nokaut, në të njëjtën mënyrë siç e kishte mundur irlandezi në vitin 2014.
Pasi kaluan rreth gjashtë orë nga dueli, Conor McGregor ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për të komentuar rreth ndeshjes. Ai gjithashtu kërkoi të dalë sërish në ring me boksierin Dustin Poirierin, teksa e komplimentoi amerikanin për triumfin e mbrëmshëm.
“Faleminderit për mbështetjen e të gjithëve! Nuk ishte nata / mëngjesi im, por një garë e shkëlqyeshme për t’u përmirësuar. Jam i ngazëllyer në trilogjinë e blockbuster-it që tani kam në duar. Dustin është një konkurrent i madh dhe unë pres që të ndeshemi përsëri. Zoti na bekoftë të gjithëve, të dielë të gëzuar” – shkroi McGregor.
1
Etiketa: boks, Conor McGregor, Dustin Poirier, nokaut