Aktualitet

Humbi motrën dhe mbesën në aksident në Kroaci/ Vëllai: Sot ishte dita e fejesës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:07 - 29/07/21 |
mapo.al

Vëllai i Valentina Binakaj, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me vajzën e saj, Erlindën në aksidentin e së dielës në Kroaci ka folur pas ceremonisë së varrimit në Gjakovë.






Ai tha se motra e tij, Valentina kishte vdekur në vend të ngjarjes ndërsa për mbesën e tij tha se paraprakisht nuk kishin njohuri por e kishin njohur përmes këpucëve të saj.


“Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falenderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pasë shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai.







Ai shtoi se të dyja kishin marrë rrugën për në Kosovë për shkak të një fejese që kishin organizuar familja e tyre për sot.

Lexo edhe :  Hapet procesi i parë gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Kosovës


“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha diçka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucëve, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, theksoi ai./ Express



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas