ShowBizz

Humbi ndenjat në mes të skenës, aktori rezulton pozitiv me Covid-19 (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 23/06/20 |
mapo.al

Komediani amerikan D.L. Hughley humbi ndjenjat në mes të skenës gjatë një shfaqjeje.


57-vjeçari po performonte të premten në mbrëmje, kur papritur ra përtokë.


Një video e incidentit ka bërë xhiron e rrjetit në Twitter, pasi është shpërndarë nga një i pranishëm në shfaqje.


Në video shfaqet asistenti i aktorit duke vrapuar drejt t’i dhënë ndihmën e parë, para se ai të rrëzohet në skenë.


 

Dy ditë më vonë, Hughley ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai tha se fillimisht e trajtuan për lodhje dhe dehidratim, derisa nga rezultati i testit mësuan se kishte rënë në kontakt me Covid-19.

Megjithatë, ai shtoi se është asimptomatik, pasi s’ka asnjë shenjë të virusit.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas