fbpx

Aktualitet

Humbi të afërmit nga tërmeti, këngëtarja: Zemrën e kam plagë





               Publikuar në : 11:04 - 29/11/19 |
mapo.al

Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, rrënjosi dhimbjen në zemrat e njerëzve, pasi la pas shumë viktima. Këngëtarja e njohur Evi Reçi, u përball me humbjen e familjes së xhaxhait, e cila fatkeqësisht u shua nën rrënoja.


Xhaxhai i saj Eduard Reçi bashkë me të shoqen, Doloren dhe dy fëmijët Kristi dhe Klaus, u nxorrën të pajetë nga një pallat 6 katësh i shembur në Thumanë.



“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua i ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura. Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e në të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.
Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tende, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.


Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë”– Evi Reçi.

Untitled-7-4Untitled-6-3Untitled-5-4evi-reci


Etiketa: , ,

Pas