fbpx

ShowBizz

Humbi vëllanë e madh, Zidane: Gjithmonë më tregove rrugën…





               Publikuar në : 11:49 - 16/07/19 |
mapo.al

Ish-futbollisti dhe trajneri Zinedine Zidane ka postuar në “Instagram” disa fjalë tejet të ndjera për vëllain e tij të madh, i cili u largua nga kjo jetë para pak ditësh në moshën 54-vjeçare pas një lufte me sëmundjen e kancerit.


“Gjithmonë më tregove rrugën. Ti ishe i ndershëm, bujar dhe guximtar. Ti i doje të tjerët dhe ata të donin ty. Gjithmonë do jem shumë krenar. Do mbetesh përgjithmonë në zemrën time”-ka shkruar Zidane krahas fotos së publikuar ku shihet përkrah të të vëllait, Farid.



Zidane besohet se u shkëput nga ekipi i Real Madridit për të qëndruar pikërisht me të vëllanë, i cili i kishte ditët e numëruara.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas