Majlinda Angoni, kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit është riemëruar prefekte e Shkodrës pas humbjes së zgjedhjeve për bashkinë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Angoni kishte përballë kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia, i cili rezultoi fitues, si dhe kandidatin e PD, Xhemal Bushati.