Tre pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Një 57-vjeçar nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 76-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë arrin në 72.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 90 raste të reja me COVID-19, një numër rekord të infektuarish ky në vendin tonë.
LEXO EDHE:
Rekord të infektuarish me COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 90 raste