Aktualitet

Humbja me Anglinë, Edy Reja: Mund ta quaj ndeshje të mirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 28/03/21 |
mapo.al

Trajneri i kombëtares, Edy Reja u shpreh i keqardhur për rezultatin ndaj Anglisë.






Ai theksoi se goli i Uzunit mund të ndryshonte situatën, por insistoi se ndaj një rivali si Anglia nuk mund të qarkullosh topin lehtësisht.


“Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për ti zënë në befasi me kundërsulme. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim.







Cikalleshi nuk ishte në kushtet më të mira të tij. Për pjesën e impenjimit, të gjithë lojtarët bënë edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë, kishim diçka më shumë në sigurinë e lojës, që nuk e bëmë në pjesën e parë. Na erdhi shumë keq për rastin e Uzunit, mund të kishim kaluar në avantazh. Në momentin që kaloi në avantazh, Anglia pati qetësinë e duhur.




Duhet të kemi parasysh kundër kujt luajmë, është skuadër e fortë në të gjitha drejtimet. Është e vështirë ta mbash topin dhe ta luash topin. Nuk është se nuk donim të kishim zotërim topi, por nuk na i lejuan. Ndryshe do të ishin gjërat në qoftë se nuk do të kishim pësuar gol në pjesën e parë. Në përgjithësi mund të them se bëmë një ndeshje të mirë”, u shpreh Reja.



1


Etiketa: ,

Pas