Kryesore

Humor i zi dhe dëshpërim: Ja reagimet e rrjetit për grabitjen






               Publikuar në : 21:44 - 09/04/19 |
mapo.al

Ngjarja e rëndë e Rinasit ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Grabitja në vendin më të sigurt në vend në një avion në pistë është e paprecedent dhe e frikshme. Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta. Mes tyre gjen ironi, humor të zi dhe dëshpërim.


Agim Xhafka: Ej, mos vidhni më se do i ”fitoni” zgjedhjet me 99% e s’do ua njohë bota.

Erl Murati: SMS dëshpërimi nga një njeri i mirë: Përshëndetje Erli, me mirëkuptim për shqetësimin dhe në pamundësi kujt t’i drejtohem, dua të ngre një SOS për ekzistencën e vendit tonë. Ngjarja e Rinasit ishte fundi i mender-shtetit tonë. Pa parlament, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Prokuror të Përgjithshëm, pa kryetar të KLSH, pa aeroport. Zoti pat mëshirë për ne.

Denis Dyrnjaja: “Autorët e vërtetë” të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme! Në çdo vend me përgjegjshmëri minimale Ministri i Brendshëm ose jep dorëheqjen, ose kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë. Nuk mban më ujë pilafi i propagandës.

Ylli Manjani: Pa u mbushur 24 orë, u mbush dosja me “prova” që Elezi duhet ti jepte Kryeministrit. E ç’prova! Nga më të larmishmet. E filloi me Bregun e Lumit dhe mbaroi në Rinas, në vendin ku Siguria është më e pa diskutueshmja.

Bledian Koka: Në 6 vjet polici në krye të detyrës, Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit është shnëdrruar në një bankomat pa pin për cilindo grup grabitësish që i teket të bëjë jackpot.

Lolita: Ja sa të bëhet kjo policia privato-shtetërore e Lleshit, pa nuk do vidhen më para në Rinas!

Genc Sejko: Palmer: Kam ardhur në Rinas me avion, do kthehem me traget.

Alfred Lela: I gazifikoi të shkretët, që pa dale drita, dhe ia ‘fikën dritat’ në mes të ditës në Rinas, Sandër Kimikut!

Juli Krisafi: Mirë që nuk i shkon njeriut në mendje të marrë peng ndonjë avion, se e bën kollaj fare.

Lirim Nezha: “Hetimi tatimor” po vjel gjobat me dhunë…!

Elona Elezi: Botë e padrejtë… Ne mezi kalojmë parfumin në Rinas.

Bashkim Zahaj: Kush është për një kalçeto në fushen e aeroportit të Rinasit të na shkruaje në FB.(hyrja nga porta e zjarrfiksave)

Nard Ndoka: Grabitja me sukses në Rinas; sinjal i zgjedhjeve të parakohshme!

Genc Sejko: Grabitet makina me 2 milion Euro. Çunat e Lleshit ishin të zënë duke rrahur pleqtë dhe gratë e Bregut të Lumit

Besjan Pesha: Policia ua theu sot brinjët e kokat atyre banorëve të varfër te Bregu i Lumit që t’i tregonte bandave në Shkodër, Vlorë, Elbasan etj fuqinë e shtetit… Se kishin filluan mendonin që nuk ka shtet!

Gent Kaprata: Të gjithë opinionistet, në të gjitha televizionet; të gjithe politikanët, në të djathtë e të mëngjër; të gjithë shqiptarët, kudo ku opinionojnë; bien dakord e njëzëri se grabitja e 10 milion€ është ngjarja më e rëndë kriminale që i ka ndodhë Shqipërisë këto kohe! Përveç meje, unë mendoj se ngjarja më e rëndë kriminale që i ka ndodhur Shqipërisë këto kohet e fundit, është se shteti i ka grabitur qytetareve 1.7 miliard€, apo pothuajse 50 herë më shumë.

Indrit Vokshi: Le të grabisin. Rëndësi ka të mos shajnë Shqipërinë e të mos pengojnë reformat dhe integrimin!


Etiketa: , , , , ,

Pas