Aktualitet

Hunda robotike që nuhat sëmundjet, hapi i parë për të shëruar kancerin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 13/10/21 |
mapo.al

Shumë shpejt ky mjet i fuqishëm mund të instalohet në miliona celularë dhe pajisje inteligjente.






Celularët tanë dinë shumë rreth nesh: ata mund të na dëgjojnë, të na shohin, dhe të ndjejnë prekjet tona.


Diçka që ata nuk mund ta bëjnë ama është të na nuhasin të paktën, ende jo. Por shkencëtarët e MIT, Institutit të mirënjohur të Teknologjisë në Massachusetts po punojnë për të arritur një të ardhme ku ne të mund të zbulojmë sëmundjet në çastin e parë që ato ndodhin.







Sëmundjet shpesh e ndryshojnë aromën e trupit tonë – dhe duke e pasur të mundur të piketojmë këtë lloj arome mund të na e lejojë të bëjmë më herët diagnoza mjekësore të sakta dhe rrjedhimisht t’i shërojmë ato.




Sipas Business Insider, ethet tropikale çlirojnë erën e mishit të gjallë, tifo erën e bukës së pjekur, diabeti si mollë të prishura etj.



Problemi është se nuhatja e njeriut është e dobët dhe subjektive, ndaj nuk mund të mbështetemi dot tek përfundimet e saj. Hunda e qeneve ama, është shumë më e ndjeshme, dhe rreth 100,000 herë më e mirë se e jona.

Shumë qenë janë trajnuar për të zbuluar koronavirusin tek udhëtarët.

“Qëni, këto 15 vitet e fundit, ka treguar të jetë detektori më i hershëm dhe më i saktë i sëmundjeve,”, tha Anreas Mershin nga MIT, “Deri tani, shumë lloje kanceri janë detektuar herët pikërisht nga qenë të trajnuar.”

Problemi është se qentë duhen trajnuar dhe trajnimi kushton para dhe kërkon kohë.

Kështu, Mershin dhe skuadra e tij po krijojnë një hundë qeni digjitale që mundet shumë shpejt të instalohet në çdo smartphone.

Më herët këtë vit, Mershin lajmërojë se kishte krijuar Nano-Hundën, një hundë robotike që vihet në punë nga Inteligjenca Artificiale (AI) – dhe që mund të identifikojë raste të kancerit të prostatës duke nuhatur mostra të urinës, me 70% saktësi.

Studimi raportoi se hunda robotike performojë me po aq saktësi sa ajo e një qeni.

“Sapo të kemi ndërtuar hundën makineri për kancerin e prostatës, do të jetë vetëm çështje kohe për ta shtrirë atë në të gjithë gamën e sëmundjeve,” – tha Mershin për agjencinë e lajmeve BBC.

Interpretimi i motiveve të përsëritura është çelësi i identifikimit të një diagnoze të saktë. Dhe kush më mirë se Inteligjenca Artificiale di të bërë këtë.

Mësimi i algoritmeve që interpretojnë motive komplekse të molekulave tona, së bashku me vënien në punë të sensorëve të fuqishëm të Nano Hundës që imitojnë proceset e hundës së një qeni, duken si kombinimi perfekt dhe një hap real drejt diagnozave të hershme të sëmundjeve që e katapultojnë probabilitetin e trajtimit të tyre në një niveli që nuk e kishim menduar kurrë më parë.

1


Etiketa:

Pas