Aktualitet

Hungaria do të prodhojë vetë vaksinën anti-COVID









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 22/01/21 |
mapo.al

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se vendi ka nevojë për një strukturë të re për të siguruar prodhimin e qëndrueshëm të vaksinave kundër Covid-19.



Orban argumentoi se “një vend serioz” nuk mund të mbështetet në marrjen e vaksinave dhe pajisjeve të tjera jetësore mjekësore vetëm nga jashtë.


“Qeveria ka urdhëruar ndërtimin e një fabrike vaksinash në Debrecen, e cila do të jetë mjaft e madhe që, nëse shkencëtarët tanë krijojnë një vaksinë, ne mund ta prodhojmë atë në sasi të mëdha”, deklaroi kryeministri hungarez.




Universiteti i Debrecen nënshkroi një marrëveshje me agjencinë kryesore mjekësore të vendit për të punuar në krijimin e një Impianti Kombëtar të Vaksinave, i cili do të siguronte një furnizim të qëndrueshëm të vaksinave.



Ministri i Burimeve Njerëzore Miklos Kasler tha se nisma do të “rifillojë prodhimin e vaksinave” në Hungari dhe do të shërbejë si një qendër për kërkimin e vaksinave.

Lexo edhe :  Dalai Lama merr vaksinën e koronavirusit, thirrje njerëzve që të vaksinohen

1


Etiketa: , , ,

Pas