Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka vendosur një gjendje të re të jashtëzakonshme në vend për shkak të luftës në Ukrainën fqinje.
“Bota është në prag të një krize ekonomike,” thotë Orban.
“Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe duhet të mbrojë sigurinë financiare të familjeve. Kjo kërkon hapësirë për manovrim dhe veprim të menjëhershëm.”
Ai thotë se masa do të lejojë qeverinë të reagojë “menjëherë dhe në të gjitha situatat” për të mbrojtur popullin e Hungarisë.
Përshtati: Liberale.al