Ish-missi dhe moderatorja e sportit Hygerta Sako ka rrëfyer së fundmi në emisionin “Thumb” ‘romancën’ e saj më të re. Duke risjellë në vëmendje një bashkëbisedim të shkurtër me vajzën, ku kjo e fundit i kërkonte kuptimin e fjalës romancë, Hygerta bëri të ditur se kohët e fundit është tepër e fiksuar pas fotografive selfie dhe gjumit.
“Ja shpjegova, kur dy njerëz duhen shumë, dashuria është në maksimum.. ‘E kuptova’, më tha. ‘Ti ke romancë me selfien dhe gjumin’”-ka rrëfyer Hygerta duke qeshur.
Hygerta Sako e ka sjellë në jetë Anaisin 13 vite më parë, si fryt të dashurisë me ish-bashkëshortin e saj Artur Aligjoni.