Gazetarja e sportit, Hygerta Sako është rikthyer pas në kohë dhe ka treguar për revistën “Who” një ndër etapat më të bukura që mund të përjetojë çdo kush në jetën e tij; adoleshencën.
Sako ka zbuluar se kur ishte në gjimnaz shokët dhe shoqen e thërrisnin me një tjetër emër, duke u bazuar në stilin që e karakterizonte asokohe. “Më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës”, ka treguar ajo.