Aktualitet

Hyjnë në park për të vrarë elefantët, qëllohen për vdekje 3 gjuetarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:41 - 07/06/18 |
mapo.al

Tre gjuetarë pa leje janë qëlluar për vdekje nga ruajtësit e kafshëve të egra pasi hynë në një park kombëtar në Kenia.


Gjyetarët e armatosur, të cilët thuhet se ishin Uganda, nga hynë në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Malit Elgon të mërkurën dhe u përpoqën të vrisnin elefantët dhe të vidhnin dhëmbët e tyre.


Kur ata hynë në park filloi shkëmbimi i zjarrit midis gjuetarëve dhe policët e Kenya Wildlife Service(KWS), të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve.


Ndërsa 3 nga gjuetarët u vranë, dy të tjerë u plagosën por u arratisën, njoftoi KWS.


“Zyrtarët ishin në patrullë rutinore brenda parkut kur hasën pesë gjuetarët, dy prej të cilëve ishin të armatosur,”-tha KWS në një deklaratë.

Gjuetia pa leje ka rënë ndjeshëm në Kenia me kulmin e saj në vitin 2012, por mbetet ende një problem pasi vetëm vitin e kaluar janë vrarë  69 elefantë dhe rinocerontë.

Wild elephants in Thailand Khao Yai National Park. ; Shutterstock ID 187244267; Purchase Order: –


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas