Aktualitet

Hyjnë nga Kapshtica 25 emigrantë shqiptarë, izolohen në një hotel në Korçë për 14 ditë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 21/04/20 |
mapo.al

25 emigrantë shqiptarë kanë hyrë sot nga pika e kalimit kufitar i Kapshticës për në vendin tonë. Raportohet se emigrantët janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit të Korçës, ku do i duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.


Bëhet fjalë për të njëjtin hotel ku më herët qëndruan 37 emigrantët e parë të karantinuar, të cilët dolën sot për t’u kthyer pranë familjeve të tyre.


Sipas të dhënave nga pika kufitare e Kapshticës, javën e Pashkës kishte rënë ndjeshëm numri i emigrantëve qe hynin në Shqipëri, por ditën e sotme u rrit ndjeshëm numri i tyre.


Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me emigrantët e tjerë, këta shtetas, do iu duhet të qëndrojnë në hotel me shpenzimet e tyre, ndërsa do të mbikëqyren nga policia, forcat e ushtrisë si dhe punonjës të Shëndeti Publik.




Etiketa: ,

Pas