Aktualitet

Hyn në fuqi marrëveshja, shqiptarët do udhëtojnë në Serbi vetëm me ID








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 21/01/21 |
mapo.al

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se më datë 20 janar 2021 ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.



Kjo marrëveshje i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë drejt shtetit serb, duke përdorur vetëm një kartë identiteti biometrike si mjet identifikimi dhe kështu anasjelltas.


Për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, Kartë identiteti biometrike.




Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Leje kalimi, Kartë identiteti biometrike.

Lexo edhe :  Dialogu ia ktheu Serbisë të drejtën e vetos për fatin e Kosovës


Sipas MEPJ, Serbia është vendi i pestë tashmë që e ofron këtë mundësi së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.


33


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas