Aktualitet

Hyn në kishë pa maskë, gjobitet kryeministri bullgar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:23 - 23/06/20 |
mapo.al

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov do të gjobitet me 174 dollarë, pasi ka thyer një nga rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Ndëshkimi vjen si pasojë e shkeljes së vendimit për përdorimin e maskës gjatë një vizite në kishë.


Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të ndërmerret masë ndëshkimore ndaj të gjithë personave që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së Kryeministrit.


Vendimi për rikthimin e maskave në ambiente të brendshme publike u mor një ditë më parë si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus.



Etiketa: ,

Pas