Një grup të krishterësh kanë ndërtuar Arkën e Noas, me një vlerë prej 100 milionë dollarësh.
E gjatë 155 metra, ajo do hapet për publikun në Kentaki, SHBA.
Që kur u shpall projekti në vitin 2010, ka pasur shumë kritika.
Disa thonë se ajo dëmton edukimin shkencorë dhe nuk duhet të marrë mbështetje me incentiva shtetërore.
Por australiani Ken Ham dukej i vendosur.
Ai thotë se Arka është sipas dimensioneve të Biblës.
Ajo pritet të tërheqë miliona vizitorë, që do paguajnë për ta parë.