Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ish-kampin e internimit në Tepelenë, ndërsa është njohur me kushtet e tmerrshme nga i mbijetuari i kampit famëkeq të Tepelenës, Simon Miraka. Ai tregoi se ka hyrë 4 vjeç në kamp në vitin 1944 dhe ka dalë 9 vjeç nga internimi i regjimit diktatorial.
Gjatë rrëfimit të tij në praninë e krydemokratit dhe disa deputetëve të tjerë të PD, i mbijetuari Simon Miraka u shpreh se kanë vdekur mbi 1 mijë njerëz të pafajshëm në këtë kamp duke përfshirë, fëmijë, gra e burra.
“Këtu kanë qenë 5 kazerma të bëra nga italianët dhe kjo ka shërbyer si komandë e policisë. Pjesa këtu shërbente si furrë buke, bukë e zeze sterrë. Ndahej dhe bollgur me krimba. Këto shkaktuan edhe epidemi për sëmundje të ndryshme. Ishin 30 fëmijë që vdiqën nga mungesa e ushqimit dhe nga sëmundjet. Unë kam ardhur 4 vjeç dhe kam dalë 9 vjeç.
Në 1944 kemi ardhur këtu. Dy fëmijë 8-9 vjeçe kaluan telat për të ngrenë disa mana të kuq përtej gardhit dhe janë lidhur dhe torturuar më pas. Në Tepelenë ishte kamp shfarosjeje. Janë mbi 1 mijë njerëz që kanë vdekur nga ky kamp, fëmijë, burra, gra. Shumë fëmijë të vdekur mbetën pa varr”– tregoi Simon Miraka.
/Gazeta Mapo/
KAMPIN E TEPELENES NUK E KRIJOI PS AS EDI AS DEPUTETET E SOCIALISTES
SALIU ME HORRAT ETIJ SPIUNET EKOMUNIZMIT DHE UDBASHITI VURI FLAKEN SHQIPERISE.VRAU, VODHI DHE SHITI KOSOVEN TE SEBET DHE DETIN TE GREKERIT.SALIU E MBUSHI PD ME SPIUNE DHE BIJ SPIUNESH PRANDAJ DHE VRAU ,GERDEC, 21 JANAJ,TREBICKEN,HOXHEN ,HAKLAJT,OLLDASHI,BASHKE ME HOMON ETIJ BASHA SPIUNI I AERPORTIT DHE VRASES I 21 JANARIT.POPULLI NUK ESHTE BUDALLA TE VIJE PAS JUVE SE JU CONI UJE NE SERBI DHE NE GREQI DHE PARATE JASHTE SHTETIT.TE IKI SALIU,BASHA,THUTHUQI HAJDUT SUEDEZ,MEHDI CAMI HAJDUC GERDECI,LIKE FLORIRI ME MONEN ZHGARAVINE DHE BENI ZGJEDHJE