Aktualitet

Hyri në lumë për të shpëtuar motrën, por u mbyt vetë, 10-vjeçari hero














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 16/06/21 |
mapo.al

SHBA – Historia dramatike e një 10-vjeçari në Amerikë po bën xhiron e mediave, ndërsa ai cilësohet si hero.






Vogëlushi u hodh dje në një lumë në Dakotën e Jugut për të shpëtuar motrën e tij, e cila po mbytej.


“People” shkruan se Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux pasi motra e tij e vogël ra aksidentalisht në ujë. Mësohet se vogëlushët ishin në piknik me familjen e tyre. Ishte babai ai që u fut i pari në ujë për të shpëtuar motrën, ndërsa më pas u hodh edhe Ricky.







Djali arriti që të shtynte të motrën në breg e cila fatmirësisht mbijetoi dhe ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa më pas vetë u zhduk nën ujë.




Turpi i tij u gjet pas disa orësh kërkimi nga një ekip palombarësh. Heroi 10-vjeçar ka prekur të gjithë botën.

Lexo edhe :  Treni del nga shinat në SHBA, vdesin tre persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë


1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas