Aktualitet

Hysaj fiton derbin e shqiptarëve, Napoli cinik ndaj Veronës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:58 - 23/06/20 |
mapo.al

Napoli ka fituar me shumë vuajtje ndaj Veronës me rezultatin 0-2 në transfertë. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani kanë humbur derbin e tyre të shqiptarëve kundër Elseid Hysajt dhe për fatin e mirë të gjithë luajtën si titullar.


Pjesa e parë u mbyll më mirë për miqtë që gjetën golin me anë të Milik.


Sulmuesi shënoi me kokë në minutën e 38′ pas një vendosjeje të gabuar të mbrojtjes. Milik fluturoi mbi të gjithë dhe arriti të mposhte portierin vendas për 0-1.


Pjesa e dytë pa Veronën më të rrezikshme, por që nuk gjeti golin e barazimit. Kur mendohej se vendasit mund të shënonin është Napoli i Gattusos që gjen golin e sigurisë. Lozano i shmanget mbulimit të Rrahmanit dhe gjen rrjetën në të 90′ për 0-2. Një gabim në mbulim i mbrojtësit të Kosovës.


Cagliari ka fituar me vuajtje ndaj SPAL me rezultatin 0-1. Miqtë gjetën golin në minutën e 90’+3′ me anë të Simeones. Një gol që vlen 3 pikë për ekipin e Cagliarit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas