Sport

Hysaj në ajër, 10 milionë euro mbajnë peng të ardhmen e tij







               Publikuar në : 14:01 - 16/07/19 |
mapo.al

10 milionë euro në mes! Kjo është shifra që pengon kalimin e Elseid Hysajt te skuadra e Atletico Madrid-it. Mbrojtësi i kombëtares Shqiptare nuk shihet si i paprekshëm nga trajneri Carlo Ancelotti, madje është kthyer në lojtar stoli. Largimi duket si alternativa më e mirë.


Spanjollët e Atleticos e duan në ekip me trajnerin Diego Simeone që shpreson të gjejë zëvendësuesin e Felipe Luisit. Bardhekuqtë e Spanjës kanë ofruar 15 milionë euro, ndërsa Napoli kërkon 25 milionë euro për shkodranin.

Situata ka ngecur, pasi napolitanët nuk pranojnë të ulin pretendimet, ndërsa Atletico nuk do të rrisë më shumë ofertën e propozuar. Hysaj dëshiron të largohet, por koha po kalon dhe mund të mbetet te Napoli.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas