Napoli nuk e do Elseid Hysajn, mbrojtësi është gati të largohet, por presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij. Shifër që nuk u pagua as nga Atletico Madrid-i dhe nuk pretendohet të paguhet nga Roma.
Skuadra kryeqytetase është e interesuar për shërbimet e futbollistit shqiptar, por nuk dëshiron të paguajë aq shumë. Drejtuesit e klubit kanë patur disa bisedime me agjentin e shkodranit, Mario Giufredi. Ky i fundit dëshiron ta largojë Hysajn nga Napoli, por situata është e vështirë.
Trajneri Carlo Ancelotti është ende i dyzuar për shqiptarin. Ai nuk e sheh si titullar fiks, por as nuk do të privohet nga shërbimet e tij. Çmimi i vendosur nga presidenti i Napol-it është goxha i kripur, prandaj dhe transferimi ka ngecur.