Aktualitet

Haradinaj në funeralin e të afërmit të Berishës: Kosova humbi një vëlla








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:31 - 14/02/20 |
mapo.al

Djali i xhaxhait të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sulejmani u nda nga jeta një ditë më parë. Sot ai u përcoll për në banesën e fundit. Mes shumë të pranishmëve në funeral, i pranishëm ka qenë edhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


Haradinaj shkruan në rrjetet sociale se kushëriri i Berishës gjatë luftës së fundit të Kosovës në vitin 1999 vendosi kullën e tij në Tropojë në shërbim të Ushtrisë çlirimtare UÇK. Kushëri i Berishës u varros në Tiranë dhe Haradinaj thotë se e pati njohur gjatë luftës duke u shprehur se Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit.


STATUSI I RAMUSH HARADINAJT
Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.



LEXO EDHE: 


Ish-kryeministri Sali Berisha në zi, humb njeriun e afërt të familjes


Etiketa: ,

Pas