Lirohet nga qelia i shoqi i gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv.
Gjykata e Posaçme ka vendosur që Arben Cara të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Ai po hetohet në të njëjtën dosje me bashkëshorten e tij dhe tre persona të tjerë, të dyshuar për një aferë korruptive në Apelin e Korçës.
Prokuroria pretendon se Arben Cara ka marrë 6 mijë euro nën garancinë se e shoqja, gjyqtarja Mimoza Margjeka, do t’i ndryshonte Orion Balit masën e sigurisë.
Bali akuzohet për trafik emigrantësh, dhe i vëllai me ndihmën e avokatit Skënder Demiraj tentoi ta nxirrte nga burgu në sajë të shumës së parave.
Arben Cara është përgjegjës i departamentit të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
1
Etiketa: Arben Cara, korrupsion pasiv, Mimoza Margjeka