Aktualitet

I arrestuar për dy vrasje në Elbasan, Gjykata merr vendimin për Erion Alibej







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 21/09/20 |
mapo.al

Porositësi i dyshuar i dy vrasjeve të fundit në Elbasan, Erion Alibej është lënë në burg pa afat.


Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt  në korrik, teksa ka dyshime të forta se Alibej ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhija në Durrës.


Alibej që njihet edhe me emrin Andrea Dylgjeri, e mohon përfshirjen e tij në këto ngjarje. Por hetuesit kanë dyshime se, vrasjet e Ramazanit dhe Runajt janë kryer kundrejt pagesës dhe urdhërues dhe organizator është pikërisht 34-vjeçari, Erion Alibej.



Ai konsiderohet nga Policia si një person me rrezikshmëri të lartë.


Risjellim në vëmendje se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili, dy vite më parë, së bashku me xhaxhin Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay, u vra në fshatin Bradashesh pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.


 

 


Etiketa: , ,

Pas