Vetëvritet një person në burgun 313 në Tiranë. Bilal Hasani, 43 vjeç, ishte me origjinë nga qyteti i Kukësit dhe jetonte në Kamëz.
Akoma nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar Hasanin në këtë veprim ekstrem. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga gardianët.
43-vjeçari ishte arrestuar në 2019-ën për vjedhje dhe ishte në pritje të gjykimit për veprën penale që rëndonte mbi të.